Reagon Driton Tali pas protestës së sotme, këto janë fjalët e tij

Aktuale

Reagon Driton Tali pas protestës së sotme, këto janë fjalët e tij

Nga: M.H. Më: 25 mars 2022 Në ora: 16:33
Driton Tali

Ish-këshilltari i Glauk Konjufcës, Driton Tali përmes një postimi në facebook, ka reaguarnë lidhje me protestën e sotme të serbëve.

Ai u shpreh se qytetarët e Kosovës të komunitetit serb kanë të drejtë të protestojnë mirëpo duhet ta kenë kauzën konform Kushtetutës së Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Sipas Talit institucionet e vendit duhet të merren seriozisht me këtë veprim.

Postimi i plotë

Qytetarët e Kosovës të komunitetit serb kanë të drejtë të protestojnë sikur edhe çdo komunitet tjetër në Kosovë!

Por ata duhet ta kenë kauzën konform Kushtetutës të Republikës së Kosovës.

Pra, për cilëndo të drejtë të garantuar që ju cenohet ata kanë të drejtë të protestojnë qetë dhe institucionet shtetërore duhet të merren seriozisht me atë çështje.

Sa për hirë të argumentit të ceket (ndonëse është e tepër të ceket) se Kushtetutën e Republikës së Kosovës e kanë hartuar ekspertët ndërkombëtar pikërisht duke e patur parasysh parasegjithash komunitetin serb, të cilit i janë garantuar të drejta plus. Shih për këtë është farkuar edhe idioma politike "diskriminin pozitiv" - idiomë politikisht korrekte - që nëse e përkthejmë në gjuhë të rëndomtë i bie privilegje.

Andaj "nuk mund" të protestojnë për diçka që është antikushtetuese (të Ahtisarit) sepse ajo del të jetë "rebelim pa kauzë" dhe natyrisht edhe institucionet shtetërore (dhe ato ndërkombëtare) duhet të reagojnë konform Kushtetutës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat