​Mehaj dhe Kajari pajtohen për koordinim rreth mjedisit të sigurisë

Aktuale

​Mehaj dhe Kajari pajtohen për koordinim rreth mjedisit të sigurisë

Më: 25 mars 2022 Në ora: 17:34
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, ku janë pajtuar për koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët, në kuadër të roleve dhe përgjegjësive tona institucionale, në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë.

Me këtë rast, ministri Mehaj i ritheksoi gjeneral Kajarit, mirënjohjen për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe ndikimit të tij të madh edhe në sigurinë rajonale.

Nga ana e tij, gjeneral Kajari shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm në mes të KFOR-it dhe FSK-së.

Ndër të tjera, të dy shprehën gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi në funksion të sigurisë dhe stabilitetit vendor, si dhe atij rajonal e më gjerë. Në fund, gjithashtu ata u pajtuan për vazhdimin e kontakteve si çdoherë, si dhe koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët, në kuadër të roleve dhe përgjegjësive tona institucionale, në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat