"Pas serbëve, edhe boshnjakët, edhe romët do të kërkonin asociacionet e tyre"

Aktuale

"Pas serbëve, edhe boshnjakët, edhe romët do të kërkonin asociacionet e tyre"

Nga: H.O. Më: 27 mars 2022 Në ora: 20:49
Ilustrim

Publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj në një prononcim për ‘Bota sot’ thotë se, Kosova nuk duhet pranuar asnjë asociacion, madje me ҫfarëdo kompetenca.

Image
Idriz Zeqiraj

“Realisht, çfarëdo Asosacioni, madje me çfarëdo kompetencash, shqiptarët nuk duhet ta pranojnë. Kosova është konsideruar dhe shpallur si shtet multi etnik. Si e tillë ajo nuk duhet të pranojë asosacion një etnik. Sepse, nëse krijohet precedent, rast paraprijës, për serbët, atëherë do të kërkonin edhe boshnjakët, edhe romët të krijonin asosacionet e tyre etnike. Për çudë, askush nuk është kujtuar për ta përdorur këtë argument logjik, për ta kundërshtuar asosiacionin një etnik serb”, thekson Zeqiraj

Ai thotë se propozimi i Kryeministrit Albin Kurti është i mjaftueshëm, por marrja e fondeve nga Beogradi duhet të jetë në transparenë me qeverinë e Kosovës.

“Propozimi i kryeministrit Kurti, për formimin e një Këshilli të komunave me shumicë serbe, do të ishte i mjaftueshëm, për qeverisjen lokale, me theks të veçantë shëndetësinë, arsimin, zhvillimin ekonomik, planifikimin urban e rural. Ndërsa marrja e fondeve nga Beogradi, duhet të bëhet në koordinim dhe transparencë të plotë me qeverinë e Kosovës”, thekson ai.

Zeqiraj thotë se ‘idea e hedhur, nga disa sharlatanë politikë, se nëse lejohet Asosiacioni me kompetenca ekzekutive për veriun e Mitrovicës, njëjtë të bëhet edhe për "Luginën e Preshevës".

“Së pari, reduktimi i Kosovës Lindore, në "Luginë" të Preshevës, është emërtesë e qëllimshme serbe, të cilën, me lehtësi e paturpësi, e përdorin shqiptarët e përbotshëm. Së dyti, këtë lloj Asosiacioni mund ta pranojë lehtësisht Serbia, sepse qëllimet e saja janë të paracaktuara, me analogjinë e "Republika Srpska": Bashkimin e Veriut të Mitrovicës Serbisë”, vlerëson Zeqiraj për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat