Zogaj: Adem Jashari kishte thënë që “jam ushtar i komandantit Ibrahim Rugova”

Aktuale

Zogaj: Adem Jashari kishte thënë që “jam ushtar i komandantit Ibrahim Rugova”

Më: 29 mars 2022 Në ora: 08:57
Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova

Skënder Zogaj, një nga themeluesit e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur për takimin mes ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe ish-komandantit Adem Jashari.

“Në Tiranë kam shkuar më 24 shkurt 1993 dhe të nesërmen në zyrën e vendosur në Muzeun Kombëtar në Tiranë e kam takuar Adem Jasharin. Ka qenë një njoftim mjaft interesant, sepse Mehmet Kraja në atë kohë tha për mua që ka ardhë edhe një i ‘vështirë’ në Kosovë. E kam përshëndetur dhe jemi njoftuar me Adem Jasharin, i cili ka ardhë pastaj çdo ditë në përfaqësi të Kosovës. Nuk zgjati shumë, pasi në mars u paralajmërua vizita e Rugovës në Tiranë”.

Zogaj në një intervistë në emisionin “Fakte me Adnan Mervocin” tha që Adem Jashari e quante Ibrahim Rugovën si “komandantin tim”.

“Adem Jashari në përfaqësi e ka prezantuar kërkesën e parë që do të takohet me Rugovën. Ai, Ibrahim Rugovën e quante komandatin tim; me gojën e tij e ka thënë që unë jam ushtar i komandantit Ibrahim Rugova. Takimi ka qenë shumë i përzemërt,  qëndrimi ndaj Adem Jasharit ka qenë i përzemërt pasi Rugova dhe përcjellësi i tij, Adnan Merovci kanë qenë me ndikim të fuqishëm”.

“Adem Jashari e donte shtetin, prandaj donte presidentin dhe e konsideronte si komandantin suprem. Normalisht se komandanti suprem i donte ushtarët e tij që t’i kishte afër vetes”, tha Zogaj.

Këtë pjesë të rrëfimit të Zogajt, ndiqeni nga minuta 25:50 në videon më poshtë:

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat