Lirohet Abaz Krasniqi që u arrestua të dielën nga policia serbe

Aktuale

Lirohet Abaz Krasniqi që u arrestua të dielën nga policia serbe

Më: 29 mars 2022 Në ora: 16:27
Abaz Beqiraj

Rruga iu ndalë në mes kufirit Hungari-Serbi. Abaz Beqiraj nga Deçani kishte qëndruar në Gjermani tek i biri për dy muaj.

Të dielën kishte biletën e kthimit për në Kosovë. Mirëpo nuk arriti në vendlindje.

Kjo pasi ky i fundit u arrestua nga Policia serbe lidhur me një aktakuzë të vitit 2010 të cilën Beqiraj as vet nuk e di çka është.

Por pas disa ditësh ai është liruar nga burgu, lajmin e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci.

"Abaz Beqiraj, personi që është arrestuar të dielën nga policia serbe, posa është liruar!", shkruan Koci

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat