Kampi amerikan Bonsteel rrit pagat 100% per punëtorët e Kosovës

Aktuale

Kampi amerikan Bonsteel rrit pagat 100% per punëtorët e Kosovës

Nga: F.M Më: 29 mars 2022 Në ora: 20:40
Kampi amerikan Bonsteel në Ferizaj

Kampi amerikan Bonsteel në Ferizaj, së fundi ka marrë vendim që t’u ngrit pagat të gjithë të punësuarve në këtë kamp. Ato do të ngritën 100 % nga paga aktuale.

Këtë lajm e pritën me gëzim qindra të punësuar në këtë kamp.

Edhe pse të punësuarit që nuk deshën të identifikohen, ata u shprehën të lumtur me këtë vendim, meqënëse rritja e çmimeve ka ndikuar dukshëm në vështirësitë ekonomike.

Kampi Bondsteel është baza kryesore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën komandën e KFOR-it në Kosovë.

E vendosur afër Ferizajit, baza shërben si kryeqendër e NATO-s për Task Forcën Shumëkombëshe të Lindjes. Baza është emëruar sipas veteranit të luftës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, James Leroy Bondsteel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat