“Gjëma e Burimit”, në mesin e rrëfimeve edhe vrasja e 8 vjeçarit në fshatin Burim të Malishevës

Aktuale

“Gjëma e Burimit”, në mesin e rrëfimeve edhe vrasja e 8 vjeçarit në fshatin Burim të Malishevës

Më: 30 mars 2022 Në ora: 19:35
Habib Zogaj

Habib Zogaj, autor i librit “Gjëma e Burimit” ka treguar rreth promovimit të librit të tij i cili ka të bëjë me dokumentimin e një masakre në fshatin Burim të Malishevës.

Zogaj tregon se dokumentimi i kësaj masakre është bërë nga vetë ai, pasi që ka qenë në vendngjarje dhe se ka fotografuar gjithë ngjarjen.

“Unë një pjesë të madhe të jetës, tashmë 45 vite merrem me gazetarinë dhe kjo periudha e luftës së UÇK –së më ka zënë me këtë profesion dhe se kam filluar nga ilegalja me disa njësitë ushtarake duke i themeluar duke i futur në funksion por nuk jam kursyer në planin e zbulimit të krimeve që kanë bërë forcat serbe. Në vendin e ngjarjes në rrethana të një rreziku të madh duke sakrifikuar për profesionin e gazetarisë, si gjithë gazetarët që kanë dëshirë ta shohin vetë ngjarjen dhe ta transmetojnë te të tjerët unë kam shkuar në vendin e ngjarjes, jam ai që kam bërë punën duke i fotografuar viktimat dhe i kam ditë rëndësinë e atyre fotografive i kam ruajtur ato fotografi dhe jam munduar të bëj publike”, tha ai.

Kurse, Zogaj tregon se libri përmban 15 rrëfime që dëshmojnë për këtë masakër të kryer nga forcat serbe, duke filluar nga plaçkitja e shtëpive deri te vrasja e civilëve.

“Janë 15 rrëfime të dëshmitarëve të gjallë që kanë përjetuar fazën e plaçkitjes së marrjes së arit nga gratë, parasë nga xhepat e burrave kudo që janë strehuar, të veturave e traktorëve nga forcat serbe dhe është rrëfimi i një të mbijetuare se nga 43 vetë në rreshtin e pushkatimit njëri arrin të mbijetojë, s’është në jetë dhe me kërkesën e tij është varrosur ku janë të tjerët por edhe kam bashkëbiseduar me njerëzs që nuk kanë qenë më larg se 22 metra”, u shpreh ai.

Por, ai veçon njëri nga rrëfimet – atë të Valon Morinës, i cili ishte nxënës i shkollës fillore momentin e ekzekutimit të tij.

“Janë shumë të dhimbshme të gjitha shumë dhembje, por më e madhe është për një viktimë që është në klasën 8-të të shkollës fillore për Valon Morinën. Historia e asaj familje është kështu: e marrin Valonin forcat serbe si një djalë të zhvilluar të bukur të hjeshëm, kalibër, tip dhe familjarët insistojnë ta nxjerrin japin krejt çka kanë, nëna e tij jep paratë e dikush përshpërit se ata sapo kanë shitur një truall dhe se kanë shumë para, i jep arin e të gjitha nuk e lëshojnë, ngritet babai i tij, qe po vij unë në vend të tij për t’u pushkatuar se ai është fëmijë e marrin edhe babain ia vrasin, edhe babai edhe Valoni shkon”, rrëfeu autori.

Ndërkaq, sa i përket dokumentimit të këtyre masakrave, Zogaj shton se është i gatshëm se të gjitha ato t’ia ofrojë Tribunalit të Hagës – por që ende nuk ka marrë ndonjë kërkesë të tillë.

“Nuk iu kam shmangur kësaj pjese mendoj se rrëfimet e mia për vendin e ngjarjes ku 400 metra mbi mua kanë qenë forcat serbe është bërë një sakrificë bashkë me mu kanë sakrifiku edhe dy policë ushtarakëë Fehmi e Bashkim Berisha që s kanë qenë të obliguar të dalin në fushë t’i rrotullojnë kufomat por që kanë qenë të obliguar që nëse ndodh me mua diçka ta marrin aparatin sepe rëndësia ishte që të faktohet krimi i forcave serbe mbi qytetarë të pafajshëm. Tribunalit të Hagës t’i ofrojë faktet më të rmira të mundshme për të cilat jap gjitha llogaritë, nuk kam qenë i ri 40-vjeçar, nuk kam hyrë në UÇK duke më mashtruar dikush por i vetëdijshëm se nuk largohet ndryshe pushtuesi”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat