Haradinaj për kritikën e QUINT-it: E rrallë që Kosova ka marrë gjuhë fajësuese

Aktuale

Haradinaj për kritikën e QUINT-it: E rrallë që Kosova ka marrë gjuhë fajësuese

Më: 30 mars 2022 Në ora: 21:26
Ramush Haradinaj

Kreu u Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mos-mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë pa një marrëveshje me Qeverinë Kurti është vendim i drejtë.

Sipas tij, Kosova kur ka marrë vendime të këtilla, në shumicën e rasteve nuk e ka marrë gjuhën fajësusese.

“Refuzimi i mbajtjes së zgjedhjes serbe pa një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës është vendim i drejtë. Por edhe kur Kosova ka marrë vendime të drejta, në shumicën e rasteve nuk e ka marrë gjuhën fajësuese. Është ndër herët e rralla që Kosova ka marrë vendim të drejtë, por që ka marrë gjuhën fajësuese”, tha ai.

Ish-kryeministri shtoi se Kosova nuk ka pasur nevojë që ta marrë një gjuhë fajësuese.

“S’janë situata të njëjta. Taksa është sanksion edhe ta zëmë sanksionet ekonomike e kanë një logjikë pse vendosen ndaj kujt i kanë edhe efektet e veta. Marrëveshja e dy shteteve për më mbajt zgjedhje te ndërsjella, një praktikë e caktume kur refuzohet nuk ish dashtë me marrë një gjuhë të tillë fajësuese Kosova. Kjo flet për kualitetin e palës, Kosova si palë ka qenë e dobët në përfaqësimin e së drejtës së vet edhe krejt çka ka mujt me nxjerr duke e zbatu të drejtën e vet e ka zgjedh gjuhën më fajësuese të mundshme”.

“Duke zbatuar një të drejtë vendi ynë ka marrë gjuhën fajësuese nga aleatët tonë që janë të rëndësishëm sidomos në këtë kohë të sigurisë”, theksoi deputeti Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat