LDK-ja akuzon VV-në për nepotizëm: Konkursi në KEK është afera super pronto e VV-së

Aktuale

LDK-ja akuzon VV-në për nepotizëm: Konkursi në KEK është afera super pronto e VV-së

Më: 5 prill 2022 Në ora: 13:28
Sibel Halimi

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) për nepotizëm.

Nga kjo parti thonë se partia në pushtet ka filluar me kapjen e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike.

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, tha se konkursi në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) është si afera “pronto”.

“LDK është duke e përcjell me vëmendje dukurinë e shtirjes së nepotizmit nga partia në pushtet dhe jemi duke e ngritur zërin lidhur me kapjen e institucioneve, në të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike në vend RTK, KEK e Ujësjellës, një pjesë e tyre janë familjar të ngushte, militant partiak”, tha ajo

“Kapjen dhe nepotizmin e shndërruan në kauzë. Qytetarët nuk po e paguajnë vetëm çmimin e paaftësisë. Kjo është afera super pronto e Vetëvendosjes, pra bëhet fjalë për 4500 persona që ju mohua e drejta. Kërkojmë që një trend si ky të ndërpritet në mënyrë urgjente, përbëjnë shkelje flagrantë te të drejtave të njeriut, sidomos kur merret parasysh konteksti shoqëror e numri i lartë i të papunëve”, tha Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat