Konkursi në KEK, Demolli-Nimani: LVV nga motoja për çkapje, bëri kapje të re

Aktuale

Konkursi në KEK, Demolli-Nimani: LVV nga motoja për çkapje, bëri kapje të re

Më: 5 prill 2022 Në ora: 18:53
Mexhide Demolli-Nimani

Drejtoresha e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani, ka folur për konkursin e hapur në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ajo ka thënë se edhe nga qeveria e tanishme ka pasur punësime të personave të afërt me pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pavarësisht se LVV-ja ka ardhur në pushtet duke u thirrur në çkapjen e shtetit, nga ato që i kemi parë në media dhe çfarë është raportuar në këtë konkurs të fundit, vërtetë e kemi një çkapje për ta bërë një kapje të re nga një parti tjetër e sapo ardhur në pushtet”.

“Nuk ka arsyetim tjetër përpos asaj çfarë pamë të gjithë ishin të afërt me një apo tjetër. Do të duhej të ketë një ndarje të qartë sepse aty kish persona të afërt që ishin të punësuar edhe me pjesëtarë të bordit por edhe me aktiviste të LVV-së”, u shpreh Demolli-Nimani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat