“Lumir, ku ishe ti dhe LDK?”/ Zyrtari i VV-së ia numëron kreut të LDK-së keqpërdorimet në institucione ndër vite për të cilat heshti

Aktuale

“Lumir, ku ishe ti dhe LDK?”/ Zyrtari i VV-së ia numëron kreut të LDK-së keqpërdorimet në institucione ndër vite për të cilat heshti

Nga: M.L. Më: 7 prill 2022 Në ora: 09:12
Avni Zogiani

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku pas kallëzimit penal lidhur me punësimet në KEK.

Zogiani ia ka numëruar Abdixhikut disa nga keqpërdorimet që kanë ndodhur në institucionet publike në të kaluarën për të cilat ai dhe partia e tij nuk kanë reaguar me kallëzime penale

Sipas tij, LDK nuk ushtroi kallëzim penal për keqpërdorimet si mbushja e Telekomit me familjarë të ngushtë të PDK-së dhe AAK-së e deri tek vjedhja e dëshmive të krimit në dhomën e policisë.

Postimi i plotë:

Lumir, ku ishe ti dhe LDK, kur me lista partish mbushej Telekomi (nga 800 për disa muaj), e familjarë të ngushtë të PDK e AAK mbushnin bordet, kur Sigurimet i qeverisnin vëllezërit e Thaçit e Pacollit, kur tenderët e KEK-ut i merrte partneri i bizneseve të Blerim Thaçit, kur në Parlament para hundëve tua deputetët sollën familjarët në administratë, kur Thaçi shpërndante poste ambasadorësh për votat për president, kur në sektorin publik krijoheshin vende të paqena pune për familjaret e funksionarëve të partive, kur mes Aeroportit e Telekomit shkëmbeheshin me punësime bashkëshortët e drejtorëve, kur Telekomi hahej për se gjalli, kur KEK-ut i shitej uje për naftë, kur u dha tenderi për dislokimin e hirit e s`u zhvendos kurrë, kur kompania shtetërore serbe "14 ti oktobar" merrte 49 milione euro nga KEK-u për sisteme që s' përdoreshin kurrë, kur toka publike falej me çmime sa një hamburger, kur vidheshin dëshmitë e krimit të organizuar në dhomën e policisë, kur...

Pse nuk ushtrove padi për këto, por del e thua po ushtroj padi për raportime të stisura te portaleve diabolike?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat