Raportimet se VV-ja punësoi dhjetëra përkrahës, reagon SHKK

Aktuale

Raportimet se VV-ja punësoi dhjetëra përkrahës, reagon SHKK

Më: 7 prill 2022 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka reaguar pas raportimeve në media se në konkursin e shpallur për Zyrtar Korrektues janë punësuar dhjetëra përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga SHKK-ja thonë se sa i përket konkursit në fjalë, komisioni përzgjedhës ka qenë ai që ka zhvilluar procedurën e rekrutimit dhe ka shpallur rezultatet e vlerësimit të kandidatëve, derisa shtojnë se ky komision ka qenë i pavarur dhe s’ka pasur kurrfarë presioni gjatë përzgjedhjes së emrave.

Derisa thonë se lidhur me procesin e përzgjedhjes kanë pranuar 16 ankesa të cilat thonë se do t’i shqyrtojnë sipas afateve.

 “Në këtë procedurë të rekrutimit nga 620 kandidatë janë përzgjedhur 50 zyrtarë korrektues, pas publikimit të listës brenda afatit prej 30 ditësh,  janë pranuar 16 ankesa, Komisioni i Ankesave ka shqyrtuar dhe vendosur në të gjitha rastet,  ankesat janë refuzuar, kandidatët janë udhëzuar që kanë të drejtë ankese në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil”, thuhet në reagim.

Në fund, SHKK thotë se të gjithë ata që mendojnë se u është bërë ndonjë e padrejtë gjatë procedurës së rekrutimit të ankohen.

“Mbas kësaj, Shërbimi Korrektues i Kosovës u bënë thirrje të gjithë atyre personave të cilët pretendojnë se gjatë procedurës se rekrutimit ka pasur ndonjë shkelje, të njëjtat t`i përcjellin tek organet kompetente”, thuhet në fund të reagimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat