Gërvalla, ministres austriake: Njohja e Kosovës nga pesëshja e BE-së e rrit sigurinë e Ballkanit

Aktuale

Gërvalla, ministres austriake: Njohja e Kosovës nga pesëshja e BE-së e rrit sigurinë e Ballkanit

Më: 7 prill 2022 Në ora: 18:24
Donika Gërvalla dhe Karoline Edtstadler

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar ministren federale të Austrisë për BE-në dhe Kushtetutën, Karoline Edtstadler, gjatë një forumi në Greqi.

Siç njofton Ministria e Jashtme e Kosovës, Gërvalla me të ka biseduar për sfidat e sigurisë së Ballkanit Perëndimor, si dhe se si do të ndikonte në rritjen e saj njohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së.

“Një takim shumë produktiv me ministren austriake Karoline Edtstadler në lidhje me sfidat e sigurisë në Europë dhe kërcënimet ndaj sigurisë në Ballkanin Perëndimor. [Gërvalla] theksoi se njohja e Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse dhe mbështetja për integrimin euroatlantik të Kosovës do të çojë në një rajon më të qëndrueshëm dhe më të sigurt”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Gërvalla është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit në Greqi. Pjesëmarrës në këtë forum është edhe kryeministri Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat