Sindikata e Infermierëve reagon pas skenave në Kongresin e Sindikatave të Shëndetësisë

Aktuale

Sindikata e Infermierëve reagon pas skenave në Kongresin e Sindikatave të Shëndetësisë

Më: 7 prill 2022 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka reaguar pas publikimit të videos nga kongresi i sindikatave të Shëndetësisë ku u panë shumë tensione dhe fyerje mes anëtarëve.

Sindikata e Infermierëve thotë se e dënon gjuhën vulgare e cila është përdorur në Kongres, e sidomos kur ajo u drejtohej femrave të pranishme.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës dënon gjuhën vulgare e cila u përdor sot gjatë kongresit të sindikatave të shëndetësisë, gjithmonë bazuar në pamjet audio-vizuele të cilat po qarkullojnë në media, e sidomos kur një gjuhë aq vulgare përdoret në prani apo u drejtohet femrave.”, thuhet në reagim.

“Jemi dëshmitar që kohën e fundit janë duke u zhvilluar shumë fushata ndërgjegjësimi në përpjekje që të ndalet dhuna ndaj grave, andaj arritja e ndryshimeve në sjellje kolektive kërkon përpjekje afatgjata, ndarje të praktikave dhe bashkëpunim më të mirë, planifikim dhe sqarime të detajuar në lidhje me qëndrimet që duhet të ndryshohen, vazhdimësinë, burimet dhe vlerësimin.”, shkruhet tutje.

Tutje bëhet thirrje që mospajtimet të zgjidhen mes dialogut dhe jo me anë të fyerjeve dhe dhunës.

Ky është reagimi i plotë:

REAGIM

Prishtinë, 07/04/2022

Sindikata e Infermierëve të Kosovës dënon gjuhën vulgare e cila u përdor sot gjatë kongresit të sindikatave të shëndetësisë, gjithmonë bazuar në pamjet audio-vizuele të cilat po qarkullojnë në media, e sidomos kur një gjuhë aq vulgare përdoret në prani apo u drejtohet femrave.

Jemi dëshmitar që kohën e fundit janë duke u zhvilluar shumë fushata ndërgjegjësimi në përpjekje që të ndalet dhuna ndaj grave, andaj arritja e ndryshimeve në sjellje kolektive kërkon përpjekje afatgjata, ndarje të praktikave dhe bashkëpunim më të mirë, planifikim dhe sqarime të detajuar në lidhje me qëndrimet që duhet të ndryshohen, vazhdimësinë, burimet dhe vlerësimin.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës bënë thirrje që mosmarrëveshjet eventuale të zgjidhen përmes dialogut, ndërsa dhuna dhe përdorimi i gjuhës vulgare nuk i bënë dobi askujt.

Ne duhet të punojmë së bashku për të siguruar që njëri-tjetrin t’a trajtojmë me respekt dhe dinjitet. Ne duhet të pranojmë se të gjithë ne kemi të drejta të barabarta si njerëz qoftë edhe për të kandiduar për pozicione pa dallim gjinie.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat