KFOR-i ukrainas po vazhdon të shërbejë në Kosovë

Aktuale

KFOR-i ukrainas po vazhdon të shërbejë në Kosovë

Më: 7 prill 2022 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Automjetet ushtarake i tërhoqën nga disa baza.

Kështu u krijua përshtypja se 40 ushtarët ukrainas po largohen nga misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë.

Krejt kjo pas një kërkese të tyre për t’iu bashkuar mbrojtjes së territorit të tyre nga okupatori rus.

Megjithatë, kur kanë kaluar më shumë se 40 ditë luftë, ushtarët ukrainas po vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Por a ka informacione ministri Mehaj për kohën e largimit të tyre.

Sidoqoftë, kurdo që largohen, ata me vete do të marrin Medaljen Presidenciale Ushtarake.

Kjo dekoratë u nda nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për përmbylljen e shërbimit të tyre 23-vjeçar në Kosovë.

Në Kosovë nga periudha e pasluftës e vitit 1999 kanë shërbyer 1.400 ushtarë ukrainas duke kontribuar për paqe dhe siguri në vend.

Si shenjë mirënjohje për këtë por edhe për rreshtimin krah vendeve perëndimore, shteti i Kosovës ka vendosur sanksione ndaj Rusisë .

Krahas kësaj, Qeveria e Kosovës është zotuar të pranojë 5 mijë refugjatë dhe të mbështesë 20 gazetarë ukrainas që të punojnë në distancë nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat