Publikohet raporti 24 orësh me Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Aktuale

Publikohet raporti 24 orësh me Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Nga: A.ZH Më: 8 prill 2022 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

26 raste të reja me Koronavirus, janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 32 persona, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 169 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.823.443 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.972 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.506 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 818 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.000.

Në total numri i rasteve aktive është 544.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
Statistikat nga MSH
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat