Kastrati: Nagavci shkeli Kushtetutën për arsye elektorale

Aktuale

Kastrati: Nagavci shkeli Kushtetutën për arsye elektorale

Më: 8 prill 2022 Në ora: 17:20
Qëndron Kastrati

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili ishte nismëtar i reformës në arsim në komunën e Kamenicës, ka thënë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka shkelur Kushtetutën për ta luftuar reformën në arsim dhe se këtë e bëri për arsye elektorale.

Reagimi i tij vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili konstantoi se Nagavci ka shkelur Kushtetutën kur mori vendim për organizimin e mësimit në komunën e Kamenicës, duke e hedhur poshtë reformën e Kastratit.

“Ekipi i reformës bashkë me juristët e RZZ LAW me përkushtim e profesionalizëm kanë argumentuar shkeljen flagrante të kompetencave komunale nga niveli qendror. Vendimi që u vërtetua kundërkushtetues ka prodhuar pasoja. Ai ka ndërsyer njerëz kundër reformës. Ministrja Nagavci nuk mund t’ia hedhë kësaj pune kaq thjesht. Ajo ka penguar një reformë për arsye elektorale, duke shkelur Kushtetutën”.

Kastrati tha se ministrja Nagavci tash duhet të japë përgjegjësi dhe “jo më pak se dorëheqje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat