Miftaraj i drejtohet ministres Nagavci: Me ditë me analizu nuk e shkelni Kushtetutën

Aktuale

Miftaraj i drejtohet ministres Nagavci: Me ditë me analizu nuk e shkelni Kushtetutën

Më: 8 prill 2022 Në ora: 21:56
Arbërie Nagavci

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi [IKD], i ka reaguar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, lidhur me konstatimin e Gjykatës Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës nga ana e ministres, ku kjo e fundit tha se do ta analizojë atë.

Miftaraj, me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se aktvendimi i institucionit gjyqësor kushtetues nuk analizohet, por zbatohet.

“Ministria e Arsimit aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese vetëm e zbaton, nuk e analizon! Me ditë ju me analizu, nuk e shkelni Kushtetutën ka të silleni”, ka shkruar ai.

“Filloni të silleni në mënyrë institucionale dhe të kuptoni se Gjykata Kushtetuese është e Republikës së Kosovës, dhe Ju që jeni në pushtet duhet të jeni shembull i zbatimit dhe respektimit të vendimeve të saj”, ka shtuar më tej Miftaraj.

Ministrja Nagavci, pas vendimit të Kushtetueses, nuk e ka pranuar krejtësisht atë. Ajo ka thënë se do ta marrë e ta analizojë atë.

“Vendimin e GjK-së do ta analizoj me kujdes në ditët në vijim, por mbetem e bindur se mosveprimi nga ana ime në rastin e Kamenicës do te ishte shkelje e të drejtave të fëmijëve, shkelje e së drejtës kushtetuese për arsim, shkelje e konventave ndërkombëtare dhe në dëm të interesit të fëmijëve. Një gjë të tillë nuk mund ta toleroj as si ministre, as si nënë e as si profesioniste”, ka shkruar ndër të tjera ajo në ‘Facebook’-un e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat