“IPK-ja po bën spektakël me arrestime, shumë herë kanë dështuar të ofrojnë prova”

Aktuale

“IPK-ja po bën spektakël me arrestime, shumë herë kanë dështuar të ofrojnë prova”

Më: 8 prill 2022 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, po i cilëson arrestimet e zyrtarëve policorë nga Inspektorati Policor i Kosovës si spektakël.

“Ne si Sindikatë jemi të shqetësuar në aspektin që ka apo ka prova të mjaftueshme IPK-ja për të gjithë këta zyrtarë të arrestuar në aksionet “Pika” dhe “Pika 2”. Këtë e kam quajtur spektakël të IPK-së pasi IPK-ja disa herë ka dështuar të ofrojë dëshmi të mjaftueshme dhe pastaj pjesëtarë e policisë në gjykatë janë liruar”.

“E quaj spektakël pasi arrestimet bëhet para mediave. Nuk e di se cila është arsyeja që një zyrtar policor mas një muaji të dalë i pafajshëm dhe të njolloset kështu”, u shpreh Zeqiri.

Zeqiri, në “Edicionin Special”, thotë se IPK-ja ka dështuar disa herë që të japë prova të mjaftueshme për arrestimet e shumta që po i bën.

“Ne kemi dyshime se a ka IPK-ja dëshmi të mjaftueshme për arrestime. I kam bërë apel IPK-së që nuk ka nevojë të bëjë arrestimin e zyrtarëve policorë. Para aksionit “Pika” shumë media e kanë bërë publikimin e lajmeve se disa zyrtarë do të arrestohen, zyrtari policor e ka detyrim që të paraqitet në momentin që ka ftesë zyrtare që të paraqitet në polici apo gjykatë. Por, edhe nëse ndonjë zyrtar heziton të paraqitet atëherë përgjegjësi i tij e ka detyrim që ta dërgoj atë në stacion – IPK-ja duhet ta dijë këtë”.

“Dështimi i tyre në shumë raste më bën të them që mos të bëhet arrestimi i tyre para mediave, por, të ftohen zyrtarët dhe të intervistohen nëse kanë prova të mjaftueshme siç thonë ata”.

Zeqiri, mes tjerash, thotë se IPK-ja duhet të japë përgjegjësi kur ka mungesë provash për arrestimet e zyrtarëve policorë dhe pastaj ata dalin të pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat