Një i vdekur nga Covid-19, ky është raporti 24 orësh

Aktuale

Një i vdekur nga Covid-19, ky është raporti 24 orësh

Nga: A.ZH Më: 9 prill 2022 Në ora: 14:56
Pamje nga QKUK

Një person ka vdekur dhe 28 persona janë infektuar me Koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 30 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

09 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 183 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.626 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.061 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.552 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 928 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.030.

Në total numri i rasteve aktive është 541.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
Statistikat nga MSH
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat