​Çfarë mendojnë qytetarët për pezullimin e tarifës 100% të energjisë elektrike ?

Aktuale

​Çfarë mendojnë qytetarët për pezullimin e tarifës 100% të energjisë elektrike ?

Më: 9 prill 2022 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Qytetarët e Kosovës e kanë pritur mjaft mirë pezullimin e tarifave të reja të energjisë elektrike, pasi mbron 80 për qind e popullatës, derisa i kanë kërkuar Qeverisë që të merren edhe me ngritjen e çmimeve të produkteve bazike.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike. Pas padisë së Partisë Demokratike të Kosovës, gjyqtari i rastit Kreshnik Kaçiu ka vendosur që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë deri në një vendim përfundimtar.

Ndërkohë, qytetarët thonë se ky vendim ishte i duhur.

Qytetari Hasan Shala është shprehur që ky vendim është i mirëseardhur pasi mbron 80 për qind të popullatës.

Shala: Mbron 80% të popullatës

Vendim i pritur, vendim i mirëseardhur, i mbron 80% të popullatës, prandaj duhet me përshëndet”, tha ai.

Heqjen e tarifës së energjisë elektrike e ka pritur mjaft mirë, njeri prej qytetarëve ka akuzuar ish-ministren Mimoza Kusari për shitje të KEK-ut.

Qytetari: Kusari e ka bërë këtë shitje të KEK-ut

Moti është dashur me qenë ajo, kjo që është tash Vetëvendosje, Kusari. Ajo e ka bërë këtë shitje të KEK-ut, paret tona nuk janë mall i të huajve, tash gjykata mirë ka bërë se tre muaj pa punë, pensionet i kanë shtre për toke”, tha qytetari.

Gezim Berisha ka ftuar qeverinë të merret edhe me rritjen e çmimeve të produkteve bazike.

Berisha: Qeveria duhet të merret edhe me rritje të çmimeve të produkteve bazike

Mendimi jem është që qeveria dhe gjykata themelore ka marrë një vendim të duhur, faktikisht kjo ka qenë zhvatje që iu ka dukur qytetarëve për me pas edhe një obligim shtesë për energjinë elektrike, edhe pse çmimet janë rritur në të gjitha sektorët, kështu që edhe energjia edhe me i qit për toke, qeveria duhet jo vetëm për energjinë elektrike por të mirët edhe me produktet aktuale”, tha qytetari.

Partia Demokratike e Kosovës pretendon se ZRrE, duke mos përfshirë në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike, katër komunat veriore, përveç diskriminimit mbi bazën e vendbanimit, ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në cenimin e parimit të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së sovranitetit shtetëror në pjesën veriore të shtetit.

Po ashtu, PDK pretendon se vendimi i ZRrE-së ka të meta në pikëpamje të plotësimit të kushteve ligjore të procedurës administrative.

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një konference për media, publikuan vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, në të cilën është marrë vendim për pezullimin e aplikimit të tarifave të reja të energjisë elektrike, të cilat kanë filluar së aplikuar më 9 shkurt të këtij viti.

Kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, i kërkoi ZRrE-së që të zbatojë vendimin e gjykatës, njëjtë edhe kryeministrit Kurti, presidentes Osmani dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilat tha se kanë qenë të angazhuar në shtrenjtim të energjisë përmes komenteve të tyre.

Kurse, anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri gjatë një konference për media, është pyetur edhe për vendimin e gjykatës për pezullimin e vendimit të ZRRES-së për tarifat e larta të energjisë elektrike, ku tha se LDK e kishte paralajmëruar këtë përfundim kur kanë thënë se është vendim joligjor.

“Ne jemi të kënaqur që gjykata ka marrë dhe ka marrë këtë masë mbrojtëse, siguruese për qytetarët e Kosovës. Ne presim si LDK reflektim nga ZRRE-ja dhe njëkohësisht kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të vije me propozime të reja për tarifat e energjisë elektrike. Le të rikujtojmë të gjithë qytetarëve të Kosovës që LDK ka iniciuar në Kuvendin e Kosovës themelimin e komisionit hetimor, i cili komision do të themelohet dhe do të bëjë transparent çdo centë të mbi 200 milionë eurove që kjo qeveri i ka shpenzuar me subvencione për energjinë“, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat