Ambasada e Kosovës në Gjermani del me njoftim për konvertimin e patent shoferëve

Aktuale

Ambasada e Kosovës në Gjermani del me njoftim për konvertimin e patent shoferëve

Më: 12 prill 2022 Në ora: 11:05
Ilustrim

Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve të Republikës së Kosovës në Gjermani dhe nënshkrimit të saj, me datë 6 prill 2022 nga ana e Ministrit të Brendshëm të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla dhe Sekretarit të Shtetit në Ministrinë Federale për Transport dhe Digjitalizim të Gjermanisë, Oliver Luksic, ka filluar tashmë procesi i konvertimit të patentë shoferëve në të gjitha landet gjermane.

Andaj, me qëllim të përshpejtimit të procesit të verifikimit të patentë shoferëve, dëshirojmë t`ju informojmë se, gjashtë misionet konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani (përkatësisht në Berlin, në Düsseldorf, në Frankfurt, në Hamburg, në München dhe në Stuttgart), kanë filluar verifikimin e patentë shoferëve për shtetasit e Kosovës, konkretisht lëshimin e vërtetimeve përmes së cilëve vërtetohet marrja e patentë shoferëve në procedurë të rregullt në Kosovë.

VËNI RE: Në rast se qytetarët aplikojnë për konvertim të patentë shoferit tek institucionet kompetente gjermane (Führerscheinstelle), atëherë ky verifikim bëhet përmes komunikimit zyrtar (me e-mail) ndërmjet dy institucioneve kompetente (Führerscheinstelle dhe misionit konsullor). Këtë shërbim misionet konsullore e kryejnë pa pagesë.

Ndërsa, qytetarët të cilët dëshirojnë të pajisen paraprakisht me vërtetim, atëherë misionet konsullore të Republikës së Kosovës do të lëshojnë një vërtetim të tillë, përmes të cilit dëshmohet marrja e patentë shoferit në procedurë të rregullt në Kosovë. Për këtë shërbim duhet paraprakisht të bëni termin në misionet konsullore. Lëshimi i këtij vërtetimi do të kushtojë 20 €.

Për çdo informacion shtesë, mund t`i kontaktoni njërën nga misionet konsullore më të afërta:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin/Shërbimi Konsullor

Tel: +49 30 240 476 90

[email protected]

Konsullata e Përgjithshme në Düsseldorf

Tel: +49 211 54 222 222

[email protected]

Konsullata e Përgjithshme në Frankfurt

Tel:  +49 69 271 339 20

[email protected]

Konsullata e Përgjithshme në Hamburg

Tel: +49 40 399 089 901

[email protected]

Konsullata e Përgjithshme në München

Tel: +49 891 598 617 20

[email protected]

Konsullata në Stuttgart

Tel: +49 711 627 6770

[email protected]

Përzemërsisht,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat