Rrahman Jasharaj: Nuk tërhiqemi, me 20 prill bllokojmë arsimin, 100 euro nuk mjaftojnë

Aktuale

Rrahman Jasharaj: Nuk tërhiqemi, me 20 prill bllokojmë arsimin, 100 euro nuk mjaftojnë

Më: 12 prill 2022 Në ora: 15:34
Rrahman Jasharaj

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik, privat, pensionistë e studentë, nuk është plotësim i kërkesave të SBASHK-ut.

Kështu shprehet kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili thotë se kanë kërkuar nga qeveria që sektori i arsimit të ndihmohet çdo muaj me nga 100 euro deri në implementimin e Ligjit të pagave.

Jasharaj nuk i përjashton veprimet sindikale, nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat e tyre deri më 20 prill.

“Sa i përket këtij 100 euro kjo nuk është plotësim i kërkesave të SBASHK-ut sepse ne kemi kërkuar që deri sa të filloj implementimi i Ligjit të pagave, ligj ky i cili do të punohej me sindikatat, të kemi një mbështetje në sektorin e arsimit me nga 100 euro në çdo muaj. Versioni i kongresit mbetet në fuqi dhe grevat mbetën opsion ngase ne nga qeveria s’kemi sinjal për Ligjin e pagave. Nëse deri më 20 prill s’kemi plotësim të kërkesave tona, do të ketë veprime sindikale”, thotë Jashari.

Edhe, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla e ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, për ndarjes e 100 eurove për muajin prill për pensionistët, sektorin privat, mjekët, arsimtarët, policët e të tjerë.

Sipas tij, ky vendim i ekzekutivit është i mirëseardhur, por që nuk zgjedh problemin afatgjatë që kanë mjekët por edhe kategoritë e tjera.

Madje sipas tij, qeveria më ketë veprim po blenë kohë.

“Thjeshtë është blerje kohe nga frika e trazirave sociale. Kjo shumë nuk e zgjidh problemin e mjekëve e as të atyre që po kërkojnë me të drejtë rritje pagash. Ne si mjek nuk tërhiqemi nga kërkesat tona”, ka thënë Syla.

E, një reagim të menjëhershëm ka pasur edhe BSPK.Në reagimin e BSPK-së thuhet se e mirëpresin “këtë zotim të kryeministrit Kurti, teksa shtuan se shpresojnë që ky zotim të mos mbes vetëm deklaratë’.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, mirëpret dialogun edhe kur ai vjen në formë të deklaratës nga i pari i Qeverisë, po pret që kjo të mos mbetet vetëm deklaratë që thuhet po të realizohet dhe të rrisë sado kudo mirëqenien ekonomike dhe sociale të punësuarve dhe të qytetarëve që e ndërtojnë dhe e duan këtë vend”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat