Korrupsioni dhe mosndëshkimi i krimit vazhdojnë të jenë prezent në Kosovë.
Kjo, e gjetur është publikuar në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) për vitin 2021.
Në pikën kur flitet për korrupsionin dhe transparencën qeveritare të Kosovës, raporti thekson se zyrtarët ndonjëherë përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar dhe se mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit kontribuuan në këtë problem.
Ish-ambasadori i Kosovës, Bernard Nikaj, duke komentuar raportin e Departamentit të Shtetit thotë se doli krejt e kundërta nga ajo të cilën Qeveria po e thotë tash e sa kohë.
Sipas tij, kjo për shkak se DASh-i është objektiv në këto vlerësime.
“Do të thotë ne e kemi në vazhdimësi një qeveri e cila po thotë që situata në lidhje me luftimin e krimit dhe korrupsionit ka ndryshu drastikisht në një vit të fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit po thotë që kjo nuk është e vërtetë, tash dikush këtu nuk e ka me të drejtë e unë po besoj që Departamenti Amerikan i Shtetit është zakonisht objektiv dhe përpiqet mos me bë komente të cilat nuk përkojnë me realitetin”, është shprehur Nikaj.