Kjo është deputetja e VV-së, e cila publikon për herë të parë këtë fotografi të saj gjatë kohës së luftës

Aktuale

Kjo është deputetja e VV-së, e cila publikon për herë të parë këtë fotografi të saj gjatë kohës së luftës

Më: 15 prill 2022 Në ora: 15:44
Shqipe Mehmeti Selimi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka publikuar për herë të parë një fotografi të saj, gjatë kohës sa ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mehmeti Selimi, me këtë fotografi ka kujtuar e Zhegocit-Betejë e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Karadakut, kundër forcave pushtuese e vrastare serbe.

Ajo shton se gjithmonë do të jam krenare që bashkë me babain tim isha pjesë e kësaj Beteje ashtu siç jam krenare që isha luftëtare e UÇK-së.

Shkrimi i plotë:

Sot pas 23 vitesh, kujtojmë Betejen e Zhegocit-Betejë e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Karadakut, kundër forcave pushtuese e vrastare serbe.

Në atë Betejë, ranë heroikisht 8 dëshmorë dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Ato ditë të vështira lufte, bashkë me shumë luftëtarë, luftuam dhe qëndruam së bashku me bindjen dhe besimin e plotë se vetëm lufta dhe qëndresa e luftëtarëve sjellë lirinë.

Gjithmonë do të jam krenare që bashkë me babain tim isha pjesë e kësaj Beteje ashtu siç jam krenare që isha luftëtare e UÇK-së!

Lavdi të rënëve në Betejën e Zhegocit!

Lavdi gjithë dëshmorëve të rënë për Liri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat