Sindikata kërkon sigurim shëndetësor e jetësor pas sulmeve ndaj policisë

Aktuale

Sindikata kërkon sigurim shëndetësor e jetësor pas sulmeve ndaj policisë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Sindikata e Policisë  së Kosovës, është shprehur e shqetësuar me rastin e incidenteve dhe sulmeve kundër PK-së, të cilat kanë ndodhur ditëve të fundit në veri të vendit, e ku edhe sot është rrezikuar jeta e tyre.

Tjetër rast, ku është rrezikuar jeta e policisë, sipas sindikatës është edhe zjarri që ndodhi në një objekt banimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, ku policët reaguan sipas tyre, të parët në vendin e ngjarjes.

Pas këtyre rasteve, Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga institucionet e vendit që ta kthejnë vëmendjen kah policia e të reflektrojnë për kërkesat e tyre.

“Këto janë rastet më të freskëta që Institucionet e Republikës së Kosovës t’a kthejnë vëmendjen kah Policia e Kosovës dhe të reflektojnë me urgjencë që t’a përmirësojnë mirëqenien dhe ti plotësojnë kërkesat dhe nevojat për Policinë e Kosovës siç janë: Sigurimi shëndetësor dhe jetësor si dhe kushtet e punës”, thuhet në komunikatën e sindikatës.

Sipas tyre, sindikata është duke punuar dhe ka dhënë alternativa për plotësimin e kushteve që i kanë kërkuar, teksa ka falënderuar Policinë e Kosovës për guximin e treguar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat