​Osmani përkujton masakrën në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë dhe në Sllovi të Lipjanit

Aktuale

​Osmani përkujton masakrën në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë dhe në Sllovi të Lipjanit

Më: 15 prill 2022 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrave në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë dhe atë në Sllovi të Lipjanit.

Në Lagjen e Boshnjakëve, forcat e regjimit gjenocidal serb ekzekutuan 23 civilë të pafajshëm.

Teksa në atë të Sllovisë, 45 civilë shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë në datat 15 e 16 prill 1999.

“Gjithnjë do ta kujtojmë të kaluarën, gjithmonë do t`i kujtojmë të rënët dhe çdoherë do të kërkojmë drejtësi për viktimat”, thuhet në përkujtimin e presidentes Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat