Kurti: Zahiri, Hakifi e Edmondi shndërruan UÇK-në në ushtri të vërtetë, duke u bërë bartëse e çlirimit të vendit tonë

Aktuale

Kurti: Zahiri, Hakifi e Edmondi shndërruan UÇK-në në ushtri të vërtetë, duke u bërë bartëse e çlirimit të vendit tonë

Më: 18 prill 2022 Në ora: 10:34
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrat e tij, kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pahaziti.

Tutje, shefi i Qeverisë tha se Zahir Pajaziti së bashku me dy bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnaullahun dhe Edmond Hoxhën, kontribuuan që UÇK-ja të shndërrohet në ushtri të vërtetë, duke u bërë bartëse e çlirimit të vendit bashkë me ndërhyrjen e NATO-s.

“Së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Svecla ministrin Mehaj dhe me deputet të VV-së, vendosëm lule të freskëta te përmendorja e komandantit Zahir Pajaziti. Udhërrëfyes për çdo qeveri dhe për të gjitha institucionet e shtetit tonë”, tha Kurti.

“Prishtina gjatë luftës është në kuadër të zonës operative të Llapit ku kishin komandant Zahir Pajazitin i cili e dha kushtrimin e lirisë shumë herët dhe mobilizoi dhe zgjeroi radhët e ushtrisë. Bashkë me Hakif Zejnaullahun dhe Edmond Hoxhën këta ishin luftëtarë që nuk kursyen asgjë por goditnin forcat armike serbe dhe kontribuuan që UÇK-ja të shndërrohet në ushtri të vërtetë që u bë bartëse e çlirimit të vendit tonë bashkë me ndërhyrjen e NATO-s”, tha tutje ai.

“Ne që e mbajmë mend atë kohë që të gjithë duhet ta dimë prej nga vijmë që të jemi të sigurt për rrugën përpara. Këtyre që kontribuuan iu kemi borxh që të ardhmen ta bëjmë më të mirë”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat