Dugolli tregon hapat e radhës që po ndërmerren për FSK-në

Aktuale

Dugolli tregon hapat e radhës që po ndërmerren për FSK-në

Nga: M.H. Më: 18 prill 2022 Në ora: 23:10
Deputeti nga radhët e LVV, Enver Dugolli

Deputeti nga radhët e LVV, Enver Dugolli, i cili njëkohësisht është në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje të vendit, ka folur për hapat e radhës që po ndërmerren për ushtrinë e vendit.

Ai në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh se vendi ynë po përballet çdo ditë me diçka të re nga Serbia dhe nevojiten kushte edhe më të duhura për ushtarët tanë.

Sipas tij, mbështetja e madhe buxhetore e Qeverisë për MM-në dhe FSK-në, kërkon vendosmëri dhe kreativitet për realizimin e pritjeve.

“Ne po punojmë me intensitet të madh që të plotësojmë kuadrin ligjor në mënyrë që të lehtësojmë rrugën në përmbushjen e objektivave të qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes për ngritjen dhe fuqizimin e FSK-së. Mbështetja e madhe buxhetore e Qeverisë për MM-në dhe FSK-në, kërkon vendosmëri dhe kreativitet për realizimin e pritjeve, prandaj në këtë kuadër edhe ne si Komision po mundohemi të jemi në të njëjtën vijë”, foli Dugolli për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat