Vjen lajmi i mirë/ Sot hapet aplikimi për 100 eurot e punëtorëve në sektorin privat dhe studentët

Aktuale

Vjen lajmi i mirë/ Sot hapet aplikimi për 100 eurot e punëtorëve në sektorin privat dhe studentët

Më: 19 prill 2022 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Sot gjatë ditës pritet të hapet aplikimi për 100 eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës për sektorin privat dhe studentët.

Aplikimi do të bëhet përmes faqes zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Nga ATK-ja kanë konfirmuar se aplikimi do të hapet sot dhe janë duke punuar në këtë drejtim, për çka zyrtarisht do të njoftojnë gjatë ditës, sapo linku për aplikim të jetë gati.

Ndryshe, disa media kanë publikuar lajmin se është hapur aplikimi dhe kjo ka bërë që për shkak të ngarkesës së madhe të bjerë edhe faqja zyrtare e ATK-së (atk-ks.org). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat