Njësitet speciale të SHBA trajnojnë Policinë e Kosovës dhe FSK-në

Aktuale

Njësitet speciale të SHBA trajnojnë Policinë e Kosovës dhe FSK-në

Më: 19 prill 2022 Në ora: 14:05
FSK

Forcat speciale të Ushtrisë Amerikane për herë të parë zhvilluan një stërvitje të përbashkët me pjesëtarët e njësive speciale të Policisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës të quajtur BILAT (Trajnim Bilateral).

Sipas portalit serb “Rrjeti Ballkanik i Sigurisë”, në njoftimet e Ushtrisë Amerikane dhe Komandës së Operacioneve Speciale Evropiane të Ushtrisë Amerikane thuhet se trajnimi bilateral është zhvilluar në fund të muajit mars me Njësinë Speciale të Ndërhyrjes së Policisë së Kosovës dhe me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në një deklaratë të Komandës shkruan se kryerja e trajnimeve dypalëshe me forcat partnere të NATO-s në Ballkan ishte shumë e rëndësishme për mbështetjen e sigurisë në rajon dhe frenimin e aktiviteteve destabilizuese.

Në fotografitë e publikuara, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës mbajnë helmeta të njësiteve speciale dhe automatikë standarde G-36.

“Ushtria amerikane ka zhvilluar stërvitje me Forcën e Sigurisë së Kosovës për herë të parë në vitin 2021 gjatë stërvitjes ‘Mbrojtësi i Evropës 21’, kur pjesëtarët e Brigadës së Katërt në mbështetje të forcave të sigurisë, të njohur si ‘Beretat e murrme’ kanë qëndruar në Kosovë”, shkruan në tekst.

Aktiviteti i fundit i rëndësishëm ishte hapja e bazës së Forcave Speciale amerikane në Shqipëri, e cila u paralajmërua në fillim të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat