Lajçi: A, po, e di! Këtu është dyshimi i burizanave të PDK-së për Fondin e Sigurisë!

Aktuale

Lajçi: A, po, e di! Këtu është dyshimi i burizanave të PDK-së për Fondin e Sigurisë!

Nga: A.ZH Më: 19 prill 2022 Në ora: 14:55
Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i ka reaguar deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliut, për deklaratat e saj lidhur me Fondin për ushtrinë e Kosovës.

Lajçi ka thënë se nuk ka asgjë të keqe që Qeveria e Albin Kurtit po kërkon ndihmë për ta mbajtur ushtrinë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, edhe në periudhën 98-99, ushtria ishte mbajtur me fonde nga “Vendlindja thërret”.

“Nuk asht Daja e Gjarpni me kontrollua fondin, e këtu asht dyshimi!”, ka shkruar Lajçi në Facebook.

Postimi i tij:

Edhe nji mjerim ma shumë

Çdo kund n’internet po shkruen, se si burizanat e PDK-së po thonë: Nuk mbahet ushtria me vitra, ndaj kërkojmë që të ndalohen ndihmat e të ndërpritet Fondi i Sigurisë!

S’di a ishte Mileva apo Ganja që kërkonte!

Krejtësisht do t’pajtohesha e nuk do t’reagojsha, sikur mos të mbahej ushtria 98-99-tën me 3% - t’shin e famshëm dhe Vendlindja thërret!

Bile sot ushtria merr rrogë, plus Qeveria ka kërkua ndihmën, sa do pak të diasporës dhe të qytetarëve!

Çka ka t’keqe që po ju vret juve që jeni kundër?

A, po, e di!

Nuk asht Daja e Gjarpni me kontrollua fondin, e këtu asht dyshimi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat