Raporti 24 orësh për Covid-19, sot më shumë të shëruar se raste të reja

Aktuale

Raporti 24 orësh për Covid-19, sot më shumë të shëruar se raste të reja

Nga: A.ZH Më: 19 prill 2022 Në ora: 14:59
Pamje nga QKUK

Vetëm 3 raste të reja me Koronavirus, janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 28 persona, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë, përcjell Bota sot.

Njoftimi nga MSH:

19 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 54 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.824.629 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.459 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.926 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 837 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.295.

Në total numri i rasteve aktive është 447.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat nga MSH
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat