Fluturakja që u pa sot në Mitrovicë, flasin nga KFOR-i

Aktuale

Fluturakja që u pa sot në Mitrovicë, flasin nga KFOR-i

Më: 19 prill 2022 Në ora: 20:13
Fluturakja në Mitrovicë

Një fluturake u pa pasditen e kësaj të marte mbi qiell në rajonin e Mitrovicës.

Banorët thuhej të ishin shqetësuar, për këtë meqë i njëjti ishte parë për një diferencë të shumë të shkurtër kohore të ketë qarkulluar sipër qytetit.

Lidhur me këtë, media është interesuar për të marrë detaje nga KFOR mbi gjendjen e sigurisë, dhe burime brenda kësaj force thonë se nga kjo nuk është hasur në ndonjë gjë që do përbënte shqetësim.

”Sipas videos dhe përvojës sime ky është një aeroplan bimotor dhe avionët luftarakë nuk janë bimotor, duhet të jetë një avion civil kështu që asgjë e rrezikshme”, është shprehur ky burim nga KFOR.

Shqetësimi i mitrovicasve vjen pas zhvillimeve të fundit në veri ku para pak ditësh u sulmuan disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës me granata dhe A4-47.

Poashtu para dy ditëve në veri u dëgjuan disa shpëthime të fuqishme pas mesnatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat