Presidentja Vjosa Osmani do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkaura të Amerikës në fillim të javës që vjen për të marrë pjesë në varrim të sekretares Medeleine Albright.
Kjo bëhet me ftesë të familjes Albright, si dhe për disa takime të tjera.
Këtë e ka bërë të ditur Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidencës së Kosovës.
Albright ishte figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton.
Së pari shërbeu si ambasadore e ShBA-së në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej shefe e diplomacisë e Shteteve të Bashkuara.
Ajo ishte në krye të diplomacisë amerikane në kohën e luftës në Kosovë dhe njëra prej përkrahësve më të mëdha të sulmeve ushtarake të NATO-s kundër forcave të Serbisë, të cilat po kryenin masakra kundër popullatës shqiptare të Kosovës.