Gashi i LDK-së: VV po duan me fsheh diçka, ishin në panik!

Aktuale

Gashi i LDK-së: VV po duan me fsheh diçka, ishin në panik!

Më: 19 prill 2022 Në ora: 21:18
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, thotë se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dëshiron të fsheh diçka, duke pamundësuar hetimin e shtrenjtimit të rrymës elektrike.

Në emisionin Pressing, Gashi thotë se s’do të bëhen pjesë e një Kuvendi, në të cilin sipas tij, thehet shtylla e demokracisë.

“Vetëvendosje e pat një panik të paarsyeshëm ose të arsyeshëm, sepse po duan me fsheh diçka dhe thanë : “ju po flisni dhe ju po doni me hetuar e na nuk lejojmë””, tha Gashi në Pressing.

“E pamundësuan që komisioni të formohet me gjashtë nënshkrime”, shpjegoi Gashi.

“Këta duan me pamundësua funksionin mbikëqyrës të Kuvendit që është shtylla e demokracisë”, shtoi ai.

“Ne nuk do të lejojmë. Nuk ka kuptim që na me marrë pjesë, me votu në një Kuvend ku thehet njëra prej tre shtyllave themelore të parlamentarizmit”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat