Përkujtohet ish-kryetari i degës së LDK-së në Skënderaj, Idriz Rreci

Aktuale

Përkujtohet ish-kryetari i degës së LDK-së në Skënderaj, Idriz Rreci

Më: 19 prill 2022 Në ora: 22:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot në 23 vjetorin e zhdukjes u përkujtua ish-kryetari i degës së LDK-së në Skënderaj Idriz Rreci. Në këtë përvjetor të zhdukjës së tij, morën pjesë udhëheqës së Komunës dhe bashkëpunëtorw të ngushtë të Idriz Rrecit. Ata Me një minutë heshtje në nderim të të rënëve për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës e filluan këtë tubim.

Disa fjalë rasti foli nënkryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku I cili pati një vlerësim pozitiv për veprat e Idriz Rrecit.

Kurse nga bashkëpunëtorët e Idrizit fjalën e mori ish-Deputeti I LDK-së Fadil Geci, i cili u shpreh se ka vlerësimet më të larta për Idrizin si veprimtar i luftës dhe i paqes I cili ishte prijës i të gjitha proceseve të asaj kohe.

Fadili i evokoi disa kujtime edhe gjatë luftës, ku në një moment në lugun e luftës në Drenicë në vitin 1998 tre ushtare shkojnë tek Idriz Rreci (Sylejman Selimi, Gani Geci dhe Nuhi Geci) një mbrëmje të 1998-tës tek Idrizi dhe I thonë që: ti je kryetari dhe komandati ynë dhe duam që të na ndërrosh vendndodhjen e mbajtjes së Kuvendit se Degës së LDK-së në Skënderaj, që ishte e caktuar të mbahej në Klinë të Epërme dhe që ishte rrezik për delegatët e LDK-së të cilët ishin mbi 60% të armatosur dhe mund të rrezikoheshin luftëtarët tonë të lirisë. Idrizi e mbështeti këtë propozim .Ai iu premtoi që do ta ndërroj vendin ku do mbahej kuvendi dhe ashtu veproi.

Idrizi ka qenë njeri luftës dhe i paqes dhe humbja e tij është një humbje e madhe për Drenicën , ishte I pathyeshëm në drejtimin e mbrojtes së shtetit të Kosovës!

Njerëzit si Idriz Rreci çdo ditë e më teper do vlerësohen siç e meritojnë , përfundoi fjalimin ish –deputeti I LDK-së Fadil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat