Kërkesa për rritje të pagës, punëtorët i japin një javë afat KEDS-it

Aktuale

Kërkesa për rritje të pagës, punëtorët i japin një javë afat KEDS-it

Më: 20 prill 2022 Në ora: 19:28
KEDS

Ditën e djeshme Federata e Sindikatave të Pavarura ‘Elektrokosova’ ka mbajtur një takim me menaxhmentin e ndërmarrjes, ku këtyre të fundit iu ofruar ngritja e pagës prej 30 euro.

Por, këtë ngritje të pagave prej 30 eurove po e kundërshton Sindikata e “Elektrokosova”.

Ahmet Hyseni, kryetar i kësaj sindikate, i ka dhënë ultimatum KEDS-it vetëm shtatë ditë për ndryshimin e këtij propozimi.

“Ne ju kemi dhënë afat për 7 ditë që kemi kërkuar pagë prej 100 euro mbas 7 dite në çoftëse nuk kemi thirrje nga KEDS dhe nuk do të merremi vesh për ndonjë marrëveshje atëherë ne do të shkojmë me greva”, potencoi ai.

Hyseni ka thënë se punëtorët e FSPE-së asesi nuk pajtohen me këtë ngritje të pagës.

“Pas shumë përpjekjeve të bisedimeve që i kemi pasur që dy tre muaj, dje kemi biseduar me ta për propozimin e tyre për ngritjen prej 30 euro të pagës por ne nuk mundemi me u pajtuar me këtë asesi”, u shpreh Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat