Vizita e senatorëve në Kosovë, Ambasada e Amerikës del me një mesazh

Aktuale

Vizita e senatorëve në Kosovë, Ambasada e Amerikës del me një mesazh

Më: 21 prill 2022 Në ora: 15:39
Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen, Jeff Hovenier

Tre senatorë amerikanë janë duke qëndruar sot në Kosovë dhe do të takohen me krerët e shtetit, presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen, kanë ardhur në Kosovë nga Sarajeva dhe pasi kanë përfunduar vizitën e tyre në Beograd.

Ndërkohë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, në llogarinë zyrtare në “twitter” kanë publikuar linkun e Senatit Amerikan, duke thënë se ky institucion është shumë i rëndësishëm për formulimin dhe zbatimin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Senati i SHBA-së luan një rol vendimtar në formulimin dhe zbatimin e politikës së jashtme të SHBA-së”, thuhet në njoftimin e publikuar në twitter, ku kanë bashkëngjitur linkun që të çon në faqen e Senatit Amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat