Mjekët kërkojnë nga Kurti të reflektojë përballë kërkesës për rritje të pagave

Aktuale

Mjekët kërkojnë nga Kurti të reflektojë përballë kërkesës për rritje të pagave

Më: 21 prill 2022 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi plotësimin e kërkesave për rritjen e pagave 50% deri në miratimin e Ligjit të Pagave dhe pjesëmarrjen në grupin punues për hartimin e këtij ligji, duke thënë se në të kundërtën do të pasojnë veprimet sindikale.

FSSHK përmes një komunikate ka thënë se është koha e fundit që Qeveria e Kosovës të reflektojë përballë kërkesave të tyre.

“Gjendja e punëtorëve shëndetësorë është duke u përkeqësuar ditë për ditë, nuk kemi mjete dhe kushte për punë. Dita-ditës mjekët dhe infermierët po e lëshojnë Kosovën dhe sistemin publik. Ju lutemi të reflektoni në dy kërkesat e mëparshme: rritjen e pagave 50% deri në miratimin e Ligjit të Pagave, pjesëmarrjen në grupin punues për hartimin e Ligjit të Pagave.

Kryeministër, pa dashur ta zgjas më shumë, gjendja e popullatës dhe punëtorëve shëndetësorë është shumë e keqe gjë që faktohet në pritjet që duhet të bëhen, andaj intervenimi Juaj duhet të jetë i shpejtë dhe konkret. Çdo pasojë e mosveprimit adresën e ka tek Qeveria Juaj”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat