Avdia: Kurti dhe Vuçiq pritet të takohen në fillim të muajit maj

Aktuale

Avdia: Kurti dhe Vuçiq pritet të takohen në fillim të muajit maj

Më: 21 prill 2022 Në ora: 18:22
Tomor Avdija

Në fillim të muajit maj pritet të mbahet takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq, lidhur me çështjen e targave.

Kështu ka bërë të ditur analisti, Tomor Avdija, i cili shtoi se mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë janë mbajtur takime të ngjeshura formale.

“Sipas informacioneve, thuhet se dy palët, pra Kurti dhe Vuçiq, duke përfshirë këtu edhe negociatorët amerikanë, është paraparë që takimi të mbahet në fillim të muajit maj”, tha Avdia.

Pasi që bisedimet mes Kurtit dhe Vuçiqit janë ndaluar kohë më parë, Avdia mendon se tanimë palët duhet të ndryshojnë ritmin e dialogut duke gjetur zgjidhje për çështjen e targave e cila skadon sot si afat.

“Pra, negociatori po tenton që në një prapavi të veprojë në dy mënyra, e para është të arrihet një çështje e cila është duke u diskutuar dhe skadon sot si afat çështja e targave, dhe e dyta është që palët pas një kohë të gjatë që kanë frenuar këto bisedime që kanë qenë të mundshme të zhvillohen, pra duhet që kjo shkallë e bisedimeve të marrë ritmin e duhur, duke përfshirë këtu uljen në tryezë të bisedimeve mes kryeministrit Albin Kurti, dhe presidentit Vuçiq’,

Gjithsesi, Avdia mendon se tema e këtyre bisedimeve nuk është thellësisht çështja e targave.

“Por faktikisht tema e këtyre bisedimeve nuk është thellësisht çështja e targave, sipas burimeve diplomatike që janë brenda këtij takimi, thuhet se ka pasur takime të ngjeshura informale mes përfaqësuesve të delegacionit tonë dhe atij të Serbisë”, u shpreh tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat