Vizita e senatorëve amerikanë, Ibrahimi: Siguria e Ballkanit është interes nacional

Aktuale

Vizita e senatorëve amerikanë, Ibrahimi: Siguria e Ballkanit është interes nacional

Më: 21 prill 2022 Në ora: 19:22
Ilir Ibrahimi

Opinionisti Ilir Ibrahimi ka folur për vizitën që patën në Kosovë senatorët amerikanë.

Ai ka thekuar se mesazhi që kanë sjellë këta senatorë është që siguria e Kosovës dhe rajonit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është çështje nacionale.

“Çështja e sigurisë ka qenë e një interesi vital edhe në të kaluarën po thuajse për të gjitha administratat amerikanë. Këtë e kanë bërë të qartë edhe me dokumente dhe me deklarimet e tyre, kjo ka qenë arsyeja se pse kanë qenë aq të investuar për të gjetur këto zgjidhje të mbetura përfshirë këtu edhe dialogun dhe çdo gjë që i ka dalë përpara dialogut e kanë kundërshtuar”.

“Siguria e rajonit është interes nacional tani kërkohet nga Kosova që të jetë pjesëmarrëse konstruktive në dialog. Sepse siguria e Ballkanit është çështje nacionale amerikanë. Me ngjarjet në Ukrainë bëhet më e rëndësishme, besoj ky ka qenë mesazhi që e kanë sjellë në Prishtinë senatorët”,ka thënë Ibrahimi.

Ibrahimi ka shtuar se presioni ndaj Serbisë do të shtohet që të pozicionet qartë me qëndrimet e saj, se a do të jetë përkrah Rusisë apo perëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat