Deputeti i LVV-së: Shkuarja e Gjuriqit në Shtëpinë e Bardhë është e dhimbshme

Aktuale

Deputeti i LVV-së: Shkuarja e Gjuriqit në Shtëpinë e Bardhë është e dhimbshme

Më: 21 prill 2022 Në ora: 22:49
Joe Biden dhe Marko Gjuriq

Hapja e dyerve të Shtëpisë së Bardhë për ambasadorin e Serbisë, Marko Gjuriq është e dhimbshme, u shpreh kështu deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Në diskutim e sipër për çështjen e Gjuriqit, Abazi përmendi edhe mos dorëzimin e Serbisë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

“Unë mendoj që shkuarja në Shtëpinë e Bardhë, e zotrit Gjuriq ambasadorit të Serbisë, është e dhimbshme që Serbia i ka hapur dyert e Shtëpisë së Bardhë por ato janë gabime të së kaluarës. Unë e di që ka qenë kusht i patejkalueshëm i Serbisë mos dorëzimi i vrasësve të vëllezërve Bytyqi. Pra, vetë presidenti Biden kur ka qenë zëvendës president, edhe kur ka qenë kryetar i Komisionit për Çështje të Jashtme, ka qenë njeriu më i zëshëm sa i përket kësaj çështje”, u shpreh Abazi.

Sipas tij, paqja dhe siguria në Ballkan është kritike e sidomos për investimin që është bërë në 30 vitet e fundit.

“Por, nëse zhvendosemi një shkallë prej asaj se si duken çështjet nga ana e Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, paqja dhe siguria në Ballkan është kritike e sidomos për investimin që është bërë në 30 vitet e fundit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat