Vllahiu: Nëse vërtetohet përfshirja e Berishajt në aferë, ky është skandali më i madh diplomatik

Aktuale

Vllahiu: Nëse vërtetohet përfshirja e Berishajt në aferë, ky është skandali më i madh diplomatik

Më: 22 prill 2022 Në ora: 19:50
Arbër Vllahiu

Ish-ambasadori i Kosovës në Çeki, Arbër Vllahiu, ka thënë se nëse vërtetohet se ambasadori i Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, është i përfshirë në aferën “Golob”, ky do të ishte skandali më i madh diplomatik i Kosovës.

“Nuk duhet të ulem në asnjë spekulim, për arsye se ky është një moment i caktuar që ndodh në skenën tonë të brendshme dhe të jashtme e që ka të bëjë me diplomacinë e Kosovës dhe nëse ky rast del që të jetë i vërtetë dhe një ambasador i Kosovës është i përfshirë, po them gjithmonë me dyshimet se është i përfshirë dhe nuk po e akuzoj, atëherë ky do të jetë skandali më i madh diplomatik i Kosovës dhe kjo do të jetë mënyra më e keqe e përfaqësimit të Kosovës në botë”.

“Në vitin 2019, me kërkesë të ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, mbi 30 shefa të misioneve diplomatike të Kosovës në botë janë futur në procesin e vlerësimit të sigurisë. Unë nuk e di nëse në këtë rast është bërë verifikimi i ambasadorit dhe i ambasadorëve të tjerë, të cilat janë dërguar në misionet diplomatike kudo në botë. Kjo bëhet jo vetëm nga shteti pritës, por edhe nga shteti që dërgon, pra ne është dashur ta bëjmë verifikimin e sigurisë për secilin prej ambasadorëve që dërgohet në botë”.

Vllahiu, ka kritikuar përgjigjen që presidentja Vjosa Osmani e dha në konferencën e sotme, kur u pyet për raportimet për ambasadorin Martin Berishaj.

“Presidentja do të duhej të ishte e saktë pikërisht dhe këtë deklarim të saj të mëvonshëm ta thoshte më herët, në konferencë. Është një njeri që ka punuar në zyrën e presidentit, përpara se të ishte presidente, ka qenë shefe e stafit dhe këshilltare ligjore dhe e di mirë se cilat janë ligjet dhe sanksionimet në raste të veçanta dhe e di mirë se si bëhet procesi me ambasadorët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat