Publikohet raporti 24 orësh për Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Aktuale

Publikohet raporti 24 orësh për Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Nga: A.ZH Më: 23 prill 2022 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

18 raste të reja me Koronavirus, janë regjistruar gjaytë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 23 persona.

Ndërsa, nuk është shënuar asnjë viktimë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

23 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 167 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.322 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.740 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.166 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 689 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.382.

Në total numri i rasteve aktive është 433.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat nga MSH
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat