Heshtja e Skënder Hysenit për raportin “Freedom House”/ Vjen një pyetje publike për të!

Aktuale

Heshtja e Skënder Hysenit për raportin “Freedom House”/ Vjen një pyetje publike për të!

Nga: M.H. Më: 24 prill 2022 Në ora: 16:10
Skënder Hyseni

Në raportin e organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, i publikuar të mërkurën, Kosova radhitet sërish në grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale.

Mirëpo atë se çfarë vuri në pah ky raport i organizatës ishte përfshirja e Thaçit dhe Haradinajt, duke theksuar që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, që luan rol të rëndësishëm në politikë dhe ka ndikim në vendosjen e liderëve kryesorë.

Në lidhje me këtë temë ka folur profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai përmendi në këtë rast Skënder Hysenin duke e theksuar mashtrues dhe cilësuar të dëmshëm për LDK, pasi i njejti ka punuar gjithmonë për Thaçin.

Image
Binak Maxharraj

Skënder Hyseni miku i madh i Hashim Thaçit dhe mashtruesi ordinar i Ibrahim Rugëvës për shumë vite që e mbajti afër vetës për asgjë hiq sepse këtij pas vdekjes së Ibrahim Rugovës i doli duqi se ishte dhe mbetet një thaçist i përbetuar.

Sa i dhembshëm është fakti që këtë njeri u gjendë afër Rugovës,por edhe me i çuditëshëm është fakti se si Rugova për të gjitha këto vite që e mbajti afër vetës nuk e kuptoj se çfarë njeri është Skënder Hyseni i cili sikur Isa Mustafa edhe ky u gjend gabimisht në LDK deri sa e shkatërruan krejtësisht”, u shpreha ai.

Maxharraj më tej përmend heshtjen e Hysenit dhe Mustafës në lidhje me raportin e Freedom House.

Por, Skënder Hyseni i cili së bashku me Isa Mustafën po heshtin për raportin e Freedom House ku apostrofohën Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj si kapot e korrupcionit dhe krimit te organizuar në Kosovës për dy dekada rreshtë.

Skënder Hyseni qe tri ditë po heshtë lidhur me të gjeturat në raportin e Freedom Hose lidhur me bosin e tij Hashim Thaçi. Ndoshta nuk e ka lexuar dhe përfunduar hala raportin i cili është bukur i gjatë”, potencon analisti.

Në fund, profesori e quan frikacak Hysenin duke thënë se do të heshtë edhe më tej pasi nuk mund të flas për të bëmat e tij tash e sa vite.

Por, kur ta përfundoi së lexuari nuk e di se a e lënë fajtor bosin e tij Hashim Thaçin apo mundohet me e qitë në “rrenë”, Freedom House.

Por kësaj here Skënderi ndoshta heshtë sepse i ka hasë sharra n'gozhdë,sepse frikacakëve gjithmonë ju ngelë sharra në gozhdë.

Kështu është kjo me palaçot të cilët më shumë llomotisin se sa që flasin”, përfundoi Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat