Armend Muja zbulon planet e PDK-së me Janez Jansha, paralajmëron këtë gjë

Aktuale

Armend Muja zbulon planet e PDK-së me Janez Jansha, paralajmëron këtë gjë

Nga: A.SH Më: 25 prill 2022 Në ora: 20:40
Armend Muja

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media, thotë se e konsideron të domosdoshëm formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike në vend dhe iu ka bërë ftesë të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, pa dallime partiake, që të mbështesin këtë iniciativë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar këtë për këtë duke e lidhur këtë edhe me kryeministrin në deytrë të Sllovenisë, Janez Janšes.

Sipas tij, PDK-ja me nguti propozonte Komision Hetimor që të jepte një dorë në fushatë Janšes.

“Druaj se lidhjet energjetike të ish-pushtetarëve me oligarkët serb të energjisë dhe kontratat e familjarëve të tyre në KEK do të kumbojnë fuqishëm. As "silenciatori" (shurdhuesi) i Abelardë nuk do të kryej punë”, ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi në Facebook:

Çfarë donte t’i ndihmonte PDK Janez Janšes - Kryeministri në detyrë i Sllovenisë humbi zgjedhjet nga opozitari liberal Robert Golob. Duket sikur PDK me nguti propozonte Komision Hetimor që të jepte një dorë në fushatë Janšes. Ata e dinë pse-në, lidhjet dhe borxhet e reja e të vjetra. Por duket që lidhjet PDK-Janša janë forcuar përmes Grenell. Janša si kryeministër e rreshtoi veten me qendrimet e veprimet tek boshti i autokratëve ballkanas (Vučić-Orban) dhe njihet për autorësinë e non-papers famëkeq për ndryshim të kufinjve në rajon. Janša humbi thellë. Demokracia ende triumfon, dhe po, pas ardhjes së Biden, pak edhe më shumë.

Unë parashoh që gulçimi, i shprehur si kinse shqetësim i PDK-së për çështjen e krizës energjitike dhe Komisionin Hetimor do të bie pas humbjes së Janša. Megjithatë, Komisione Hetimore për energjinë dhe jo vetëm do të ketë. Sepse duhet për të hetuar të gjitha kontratat dhe punësimet 2008-2022. Druaj se lidhjet energjetike të ish-pushtetarëve me oligarkët serb të energjisë dhe kontratat e familjarëve të tyre në KEK do të kumbojnë fuqishëm. As "silenciatori" (shurdhuesi) i Abelardë nuk do të kryej punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat