Të goditen fuqishëm rrjetet kriminale terroriste serbe / Pse është tërbuar opozita?!

Aktuale

Të goditen fuqishëm rrjetet kriminale terroriste serbe / Pse është tërbuar opozita?!

Nga: Idriz Morina Më: 26 prill 2022 Në ora: 11:19
Pamje e mëparshme e lëvizjes së forcave speciale të Kosovës në veri

Serbia kërkon që me çdo kusht ta mbajë status quon në veri, dhe nëpërmjet saj, ta pengojë zhvillimin e Kosovës.

Shqiptarët ishin viktima sistematike të Serbisë për më shumë se 150 vjet, e cila ka shkaktuar së paku 500 mijë vrasje të shqiptarëve (sipas historianëve) në situata të dëbimit masiv, jo nga suksesi i mbështetur në luftërat pushtuese, por me ndihmën e konferencave ndërkombëtare në kurriz të tokave shqiptare, dhe deri në luftën e fundit, ndërsa nuk dihet numri i vrasjeve sistematike ‘sporadike’ të kryera çdo vit ndaj shqiptarëve.

Numri i të dëbuarve mund të jetë deri në 2 milionë, por shprehur në kuptimin demografik historik, si pasojë e këtij dëbimi më shumë se 5 milionë jetojnë vetëm në Turqi dhe mbi një milion në Perëndim, duke bërë kështu që rreth katërfishi i shqiptarëve të ish-Jugosllavisë të jetojnë në mërgim dhe një pjesë e madhe të asimiluar.

Image
Sulmi me dinamit ndaj policisë në veri

Një gjenocid dhe etnocid ‘i bardhë’

Dëbimin e fundit masiv Serbia është duke e realizuar me heqjen e shtetësisë së shqiptarëve të Kosovës Lindore, veçanërisht në Medvegjë, por edhe në Bujanoc e Preshevë ku është duke ndodhur shpopullim kritik deri në zhdukje. Një gjenocid dhe etnocid ‘i bardhë’, pa luftë ndaj shqiptarëve.

Ndërsa, në Kosovë këtë e ka bërë në vitin 2000 së bashku me njerëz të SHIK-ut, dhe me përgjegjësi të drejtpërdrejt të Thaçit e Veselit, kur u vranë disa shqiptarë dhe u dëbuan rreth 14 mijë veta nga veriu i Mitrovicës.

Ndërsa, veriu po popullohet me kolonë serbë, shqiptarët as nuk po ndihmohen të kthehen, as nuk po ju rindërtohen shtëpitë, as nuk po iu lirohen një pjesë e banesave të uzurpuara.

Ndërsa, pak ditë më parë, patëm për 5 ditë sulme sistematike deri tek ato me kallashnikov dhe bomba kundër Policisë së Kosovës nga strukturat serbe të komanduara nga Serbia, partia serbe që kontrollohet po nga Beogradi, lëshoi një mal akuzash ndaj shtetit të Kosovës, të gjitha të bazuara në gënjeshtrat historike serbe.

Image
Sulmi i fundit ndaj policisë në veri, i kryer nga serbët

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dje është munduar që ta paraqesë si atak ndaj pakicës serbe, faktin se Policia e Kosovës po kërkon dhjetëra kriminel serb që t’i arrestojë, për krime të ndryshme, sigurisht në mesin e tyre edhe për sulme terroriste, për vrasje të shqiptarëve të pafajshëm, sulme ndaj policisë, krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit etj. Shumica prej të cilave krime të sanksionuara edhe nga SHBA-të, në fund të vitit që shkoi, nëpërmjet shpalljes së listës së zezë të përditësuar.

Lista serbe, e cila të paktën e ka nënkryetar një kriminel ndërkombëtar Millan Radojçiqin, i kërkuar nga drejtësia në Kosovë, por edhe e huaj, ka paralajmëruar “mosbindje totale civile dhe se Lista Serbe do të bëjë gjithçka që mundet për të mbrojtur njerëzit e saj”.

Hetimet kundër krimit të organizuar në disa raste kanë gjetur se janë të përfshirë si në rastin “Brezovica”, kryetar komunash, deputetë serb, biznesmenë (si Radojçiqi dhe Veselinoviçi), zyrtarë policor, por, që Rakiç, Lista Serbe dhe vetë Serbia, don t’i mbrojë me çdo kusht pavarësisht se e kanë dhunuar rendin kushtetues dhe ligjor në Kosovë.

Për Serbinë dënimi i autorëve të krimeve është “persekutim për serbët”, pasi mund të arrestohen sipas tyre 70 veta!

Por, sulmet e fundit të vazhdueshme në veri ndaj Policisë së Kosovës, përfshirë edhe këtë të sotshmin, e zbulojnë lakuriq propagandën serbe, para bashkësisë ndërkombëtare, e cila më nuk duhet t’i justifikojë, por t’i inkurajojë dhe t’i ndihmojë institucionet e Kosovës, që kriminelët serbë të dalin para drejtësisë!

Pse është tërbuar opozita

Është i habitshëm reagimi i opozitës, veçanërisht i PDK-së dhe AAK-së, për ngjarjet në veri. Madje, asnjë kundërpërgjigje për Rakiçin dhe Listën serbe, që kërcënon me mosbindje qytetare nëse serbët arrestohen edhe për sulme terroriste ndaj shqiptarëve.

Është e habitshme, se si motivohen kaq brutalisht ndaj shqiptarëve dhe atdheut të tyre, dhe bëhen palë me rakiçët, duke mos bëzajt për thirrjet e hapura të serbëve për dhunë nga Lista serbe, e shprehur në mënyrë të përsëritur praktikisht në 10 ditët e fundit.

Image
Sulmi bllokues për lëvizjen e policisë në veri

E heshtur për marrëveshjet sekrete ruso-serbe, që kanë në epiqendër jo vetëm destabilizimin e Kosovës, por edhe pushtimin e veriut!

Pa kërkuar falje asnjëherë, për gjendjen e mbajtur në veri, pa zbatim të shtetit ligjor.

S’ka ditë dhe natë që ajo nuk rri e shqetësuar dhe e trembur, veçanërisht, kur jepet alarmi apo ajo nga njerëz të saj të sigurt, në AKI, polici etj, e zbulon se do ketë operacione arrestimesh, të cilat informacione ia kalojnë njerëzit e tyre, në të gjitha pozitat me rëndësi shtetërore që i kanë. Një shqetësim kaq i ngjashëm është më së paku neveritës, nëse jo edhe ‘kutërbues’!

Mesazhet

Prania e zëvendëskomandantit amerikan në NATO në takimet e djeshme në Presidencë dhe Qeveri me zyrtarë të lartë amerikan, sjellë, apo më saktë konoton disa mesazhe të qarta se situata kërkon shtjellim ushtarak, pra që politika në Kosovë t’i bindet një qasje të zgjedhur, mbase e përcaktuar nga amerikanët.

Informacione për takimin dhe mesazhet interne nuk ka. Por, nëse nuk erdhën për t’ia thënë shqetësimet e tyre drejtuesve të shtetit, në lidhje me krizën e mundshme në rajonin tonë dhe Kosovë, me një skenar ruso-serb, atëherë mesazhi mund të ishte, për t’i treguar liderëve të shtetit, siç i pëlqen opozitës të thuhet, që me praninë ushtarake të përcillet mesazhi ‘forcërisht’, se çfarë qëndrimesh duhet të mbajnë institucionet tona.

Një rrezik tjetër mund të jetë ajo që kemi paralajmëruar prej kohësh, se lufta po bëhet e pashmangshme, dhe se Serbia është e gatshme për një inkursion luftarak në veri, nëse jo me forca të rregullta, këtë ta bëjë me forca të parregullta apo nëpërmjet ‘mosbindjes’ së paralajmëruar nga Lista serbe.

Serbia po mundohet ta fitojë betejën publike, duke përgatitur vetë skenarin e dhunës, t’i akuzojë shqiptarët për ndërhyrje, ndërsa ajo do ta vazhdojë luftën speciale në veri dhe tashmë me armatim, shpues ndaj autoblindave, ose fillimisht duke zgjedhur viktima të tjera, ngjashëm si Selver Haradinajn me 8 prill 2012 apo të tjerë, të vrarë mizorisht, njësojë me sulme terroriste.

Kosova nuk mund t’i amnistojë serbët për sulmet terroriste ndaj shqiptarëve dhe institucioneve, ata që kanë vrarë masivisht shqiptarë, që kanë djegur masivisht shtëpitë shqiptare dhe që kanë plaçkitur masivisht pronat e shqiptarëve, në veri dhe në çdo pjesë të shtetit tonë!

Zhvillimi dramatik po afron! Shpresojmë të mos jetë edhe tragjik!

Image
Sulmi me kallashnikov para një jave në veri

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat