Sherifi: Vetëvendosja po i shton dyshimet për keqpërdorime në energjetikë

Aktuale

Sherifi: Vetëvendosja po i shton dyshimet për keqpërdorime në energjetikë

Më: 27 prill 2022 Në ora: 18:55
Bilall Sherifi

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka folur rreth formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike.

Sipas tij, pengimi i mazhorancës për futjen e formimit të këtij komisioni në shqyrtim në Kuvendin e Kosovës është lajm i keq për zhvillimin e demokracisë.

“Kësaj rradhe për herë të parë edhe pse sa ishte në opozitë, Kurti ka pasë bë dhjetëra kërkesë për komisione për herë të parë kemi të bëjmë me pengimin e krijimit të një komisioni nga mazhoranca që është lajm i keq për zhvillimin e demokracisë sepse Komisioni hetimor është instrumenti më i rëndësishëm që mund ta ketë opozita në hetimin e punës së qeverisë punës së Presidencës dhe gjitha institucioneve që i krijon ZRRE-ja, Qeveria pra çdo veprim vendim që konsideron që ka aryse për të hetuar ka të drejtë të krijojë komision parlamentar dhe mazhornaca nuk ka drejtë ta pengojë”, tha ai.

Sherifi ka komentuar edhe inicimin e 40 nënshkrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë që nga viti 2006.

Ai thotë se me këtë kërkesë, shtohen dyshimet për keqpërdorime të mundshme nga Qeveria në krizën energjetike në vend, teksa përmend aktakuzën ndaj shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila.

“Tani pashë një risi ku thotë të krijojmë një komision hetimor për të gjitha periudhat që nga viti 2006 tash unë kam dilema që vetëm se e përforcon dyshimin që është krijuar deri më tash se mazhoracanca dëshiron të fsheh diçka pse duhet krijohej një komision parlamentar për të hetuar nga 2008 kur ministren e dikurshme apo shefen e tashme të GP, Mimoza Kusari e ka në Prokurori pikërisht për temën e energjisë. Sikur të ketë vullnet për të ndriçuar në vërtet në tërësi duhet vetëm ta mbështet Prokurorinë dhe t’i dërgojë të gjitha provat dhe të ndihmojë Prokurorinë që të ndriçohet në tërësi vepra që dyshohet se e ka kryer Kusari-Lila por fatkeqësisht përmes këtij marifeti nuk ka për qëllim të ndriçojë gjithë periudhën por përmes shtimit të periudhave të pengojë hetimin e vërtetë”, tha ai.

Sherifi shton se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta pyes Kusari-Lilën se si ka ndodhur procesi i privatizimit në kohën sa ajo ishte ministre dhe se duhet që ta shkarkojë atë në mënyrë që “të bëhet më i besueshëm në qëllimin që ka për hetimin e krizës”.

“Në dy rrafshe krijohen hetimet: në atë të dokumentacionit dhe të intervistave që merren nga personat përgjegjës pra krejt çka i duhet Kurtit është që ta ftojë Kusari – Lilën dhe ta pyes se si ka qenë procesi i privatizimit dhe pse ka bërë shkelje ligjore pra mendoj që është hipokrizi. Mendoj që është hipokrizi sepse një njeri që thotë dua të hetoj nga viti 2008 teksa mban shefe të GP personin që është në aktakuzë të konfirmuar në një proces gjyqësor një deputete që akuzohet që ka falë dy hidrocentrale në kuadër të paketës së privatizimit kjo ka qenë një nga 4 ministrat që kanë marrë pjesë në këtë proces dhe krejt çka i duhet të bëjë është të shkarkojë së pari kryetaren e GP që të bëhet i besueshëm që për qëllim ka të bëjë dhe hetojë nga opozita”, shtoi ai.

Po ashtu, ai ka hedhur kritika ndaj Kurtit duke thënë se po të mos kishte diçka për të fshehur, ai “do të dilte i pari dhe do të thoshte ejani ta formojmë komisionin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat