Tahiri kërkon falje pasi shau me rob në seancë

Aktuale

Tahiri kërkon falje pasi shau me rob në seancë

Më: 28 prill 2022 Në ora: 11:44
Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, u ka kërkuar falje deputetëve dhe qytetarëve pasi ka sharë me rob në seancën e sotme.

Ai tha se kjo ka ndodhur në afekt për shkak të situatës që ndodhi.

“Në asnjë rrethanë, në asnjë moment s’kam menduar ta shaj asnjë deputetë, ka qenë në afekt për shkak të situatës dhe asaj që erdhëm.

Në asnjë rrethanë nuk i është drejtuar asnjë deputeti, kushdo që është ndier i ofenduar për një fjalë të cilën e kam përdorur e që nuk po e di, ju kërkoj falje deputetëve dhe të gjithë qytetarëve që na shikojnë”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat